KE: Doganat e Kosovës kanë efekt negativ ndaj tregtisë rajonale

Komisioni evropian kërkon sqarime urgjente nga Qeveria e Kosovës për vendosjen e doganave për frutat dhe perimet, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Marketing

U është dërguar letër autoriteteve kosovare, në të cilën paralajmërohen për efekt negativ të këtij vendimi.

“Komisioni evropian kërkoi sqarime urgjente nga autoritetet në Kosovë pas vendimit të Qeverisë të sjellur më 17 korrik, i cili ka efekt negativ ndaj tregtisë rajonale. Komisioni pret obligimet e Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim BE-Kosovë të përmbushen dhe e cekë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal”, qëndron në reagimin e Komisionit evropian.

Qeveria kosovare vendosi masa restriktive ndaj një sërë prodhimeve bujqësore më 17 korrik, duke krijuar kaos në vendkalimet doganore dhe shqetësim të madh tek bujqit e Maqedonisë.