KE: Fillojnë përgatitjet për negociata me Maqedoninë dhe Shqipërinë

Komisioni Evropian e informoi opinionin se pas konkluzioneve të djeshme të ministrave të punëve të jashtme të BE-së për fillim të kushtëzuar të bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë, do të fillojnë përgatitjet për ato bisedime.

Marketing

“KE-ja tani e fillon punën e përgatitjeve, siç qëndron në konkluzionet e Këshillit dhe do të vazhdojë të mbështesë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, sidomos në fushën e gjyqësisë, luftën kundër korrupsionit, dhe administratës publike, të cilët kanë impakt të madh mbi jetën e çdoditshme të qytetarëve”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Margarita Shinas.

Sipas vendimit të djeshëm të Këshillit të BE-së, me plotësimin e kushteve të vendosura Maqedonia dhe Shqipëria do të mund të fillojnë negociata për anëtarësim në qershor të vitit 2019.