KE, miliarda euro për rimëkëmbjen nga Covid 19

Në kuadër të buxhetit të ardhshëm të BE, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkon të mobilizojë 1 bilionë euro për të mbështetur ekonominë europiane pas krizës së koronavirusit.

Marketing

Këtu vetëm një pjesë e vogël janë fonde direkte, sepse pjesa tjetër janë garanci, rishpërndarje e për herë të parë në histori, borxhe thotë DW. Shuma do të thotë dyfishim të shpenzimeve të BE. Buxheti normal i BE për vitet 2021-2027, ende i pamiratuar përfshin po ashtu 1 bilionë euro. Nga “Recovery Fund” nuk do të mbahen me injeksione financiare industritë që kërcënohen nga falimentimi për shkak të korona virusit. Kjo pritet të shkaktojë grindje në BE, sepse shumë vende shpresojnë për ndihma të menjëhershme me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës.

Austria, Danimarka, Holanda e Suedia duan që mjetet për fondet e ndihmës pas koronës të mos jepen si grante, si propozuan Merkel e Macron, por si kredi të kthyeshme. Kundër këtij qëndrimi është absolutisht kundër Italia. Fondi i rimëkëmbjes, “Recovery Fund” do duhet të financohet nga leja që jepet historikisht vetëm njëherë në mëyrë që BE të mund të marrë borxhe.

Marketing