Kean dëshiron të mbetet te PSG-ja

18:58 | 17 Maj 2021

Marketing

Sulmuesi i PSG-së, Moise Kean shënoi golin e 13-të në Ligue 1 dhe ka zbuluar se dëshiron të mbetet te klubi francez.

21-vjeçari është huazim te PSG-ja nga Everton, ku ka zhvilluar 40 ndeshje te gjiganti francez, transmeton lajmi.net.

E ardhmja e italianit mbetet e pasigurt, ngase është i lidhur me rikthimin te Juventus ose mund të rikthehet te Everton, por ai përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se dëshiron të mbetet në Paris.

“I lumtur që shënova golin e fundit në Parkun e Princave. Shpresoj t’iu shoh edicionin tjetër”.

Italiani ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2024./Lajmi.net/

Marketing