Kejvina humb rrugën, ngatërron Shkupin me Tiranën

Kejvina Kthella tregoi mbrëmjen e së hënës në “Dance With Me 6”, se si teksa kthehej nga Prishtina për në Tiranë, përfundoi në Shkup. Fajin për këtë gabim që solli edhe mungesën në prova, ia hodhi shoqes.

Marketing

Alketa Vejsiu: Kejvina, si je bërë kaq e bukur moj Kejvina, si aktore Hollywood-i dukesh?
Kejvina: Faleminderit.

Alketa Vejsiu: Kejvina, çfarë të ndodhi ty dje që nuk erdhe në prova zemër?

Kejvina: Unë dje humba rrugën. Po kthehesha nga Kosova dhe përfundova në Shkup dhe fajin e ka ajo goca atje lart.

Gentian Zenelaj: Më fal moj Kejvina, po si mund të ngatërrohet Shkup me Tiranë, se nuk e kuptoj. Po Shkup fillon me “sh” moj.

Alketa Vejsiu: Shikoni, e rëndësishme është të mos ngatërroni vallëzimin, se rruga edhe mund të ngatërrohet në jetë, mund të ndodhë që nisesh për në Shkup dhe përfundon në Greqi për shembull…/tvklan.al