Këmbësorët nën mëshirën e shoferëve

Mungesa e disiplinës së shoferëve dhe këmbësoreve paraqet shkakun kryesor që këta të fundit ti bartin pasojat më të mëdha nga aksidentet në komunikacion. Shprehitë e këqija të shoferëve që i ngasin automjetet e tyre me shpejtësi në madhe brenda qyteteve nuk është diçka e re. Megjithatë, brengos fakti se si edhe këmbësorët tregohen të pakujdesshëm gjatë kalimit të rrugëve. Shikimi në celular apo dëgjimi i muzikës përmes kufjeve, respektivisht mos vëzhgimi i qarkullimit të automjeteve nga ana e djathtë dhe ana e majtë llogariten të jenë shkaqet kryesor pse pësojnë këmbësorët. Aksidenti i fundit me pasoja fatale u regjistrua ditën e shtunë në lagjen e Aerodrom të Shkupit. Raporti i Policisë së Shkupit tregon se viktimë ka qenë një këmbësor, ndërkohë këtë aksident të rëndë e ka shkaktuar një shofer kamioni me rimorkio.

Marketing

“Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Serbia”, afër urës së hekurt. Kamioni me rimorkio i drejtuar nga personi K.R nga Velesi e ka goditur këmbësorin J.L. Pas këtij aksidenti i goditur nga ndërruar jetë në vendngjarje”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Përveç këtij aksidenti, gjatë shtatorit janë regjistruar edhe raste tjera ku kanë pësuar këmbësor, në këtë rast një grua dhe një fëmijë, por fatmirësisht pa pasoja të rënda. Të dhënat e fundit të policisë së shteti, thonë se deri në gusht të këtij viti gjashtë këmbësor kanë humbur jetë. Ndërkohë, mbi 60 të tjerë kanë kaluar me lëndime të rënda trupore.

Analiza e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion, dedikuar kategorive të rrezikuar në komunikacionin rrugor, e publikuar vite më parë, por që është aktuale edhe sot, sqaron se mbi 87 për qind e aksidenteve ndodhin nga drejtuesit e automjeteve. Megjithatë, sipas kësaj analize numri më i madh i këmbësorëve të lënduar ndodh mes orës 12 dhe 14, gjegjësisht mes orës 16 dhe 18. Termini i parë sipas KRSK-së, është koha kur nxënësit e përfundojnë ndërrimin e parë në shkollë dhe e fillojnë ndërrimin e tyre. Kësisoj edhe lëvizja e nxënësve është më e madhe. Përderisa orari i ditë lidhet me përfundimin e orarit të punës.

Kaosi i përgjithshëm në komunikacionin rrugor në kryeqytet i ka shtyrë organet e rendit që ti shpeshtojnë aksionet kundër shkelësve të rregullave të komunikacionit. Njoftimet e MPB-së një kohë të gjatë tregojnë se përpos gjobave ditor, ata realizojnë aksione të shumtë në fundjavë. Vetëm gjatë vikendi të kaluar siç thonë nga policia rrugore janë shqiptuar mbi 300 gjoba për vozitje të shpejtë dhe vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Ndryshe, vozitja me përgjegjësi nga shoferët dhe lëvizja e kujdesshme e këmbësorëve mbeten faktorët kryesor për ndryshimin e kulturës në komunikacion. Vetëm në këtë mënyrë siç thonë nga KRSK-ja mund të sigurohet funksionim normal në rrugët dhe trotuaret.Koha.mk