Këmbësori goditet rëndë nga vetura në Tetovë

Ashtu siç informuan nga MPB-ja, të hënën rreth orës 23.10 në rrugën “167” në Tetovë, vetura e tipit “Opel Korsa” me targa nga Tetova, e drejtuar nga J.A.(67) nga Recica e Madhe, e ka goditur M.B.(69) nga Tetova.

Marketing

Këmbësori i lënduar është dërguar dhe mbajtur për shërim në Spitalin Klinik në Tetovë. Është kryer kontroll në vendngjarje.