Është aktor i njohur dhe shumë i talentuar po së fundmi, emri i tij është rradhitur krah shumë aktorëve të njohur në Turqi të cilët janë akuzuar për trafik droge.

Është aktor i njohur dhe shumë i talentuar po së fundmi, emri i tij është rradhitur krah shumë aktorëve të njohur në Turqi të cilët janë akuzuar për trafik droge.

Kenan Imirzalioglu, në dëshminë e tij në gjykatë, ka mohuar të jetë trafikant por ka pohuar diçka tjetër.

“Unë nuk jam një përdorues droge, por ama e kam provuar atë”- ka qenë kjo deklarata e aktorit simpatik. “Ka ndodhur disa ditë para se të realizohej operacioni i policisë dhe isha në ishujt e Greqisë. Disa ditë më vonë dolën pozitive dhe analizat e gjakut që më kishin bërë. Unë mendoja se po pija cigare dhe vetëm pasi ma ofruan e kuptova se ishte drogë”.

Aktori gjendet aktualisht në një periudhë të vështirë të jetës së tij duke qenë se shkëlqimi i dikurshëm është zbehur prej skandaleve të tilla. Ai këmbëngul që publiku duhet ta shohë vetëm në aspektin profesional dhe të lërë mënjanë jetën private.