Si rezultat i një marrëveshje praprake në mes të Komunës së Çairit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë, krijohet Kënd i ri Arkivor i cili do të mundësojë qasje në të dhënat dhe dokumentacionet e Arkivit të Shtetit, të cilat mund ti shërbejnë studiuesve për arsye eksluzivisht shkencore.

Sot lëshuam në përdorim këtë kënd bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Arkivit të R.së Shqipërisë, z. Ardit Bido, zv.drejtorin e Arkivit të RMV-së, Muzafer Bislimi dhe deputetët e zonës, z.Mexhiti dhe znj.Koxhaxhiku.

Ky kënd, pasuron leximoren dhe jetën intelektuale sepse instalimi i kësaj database digjitale është edhe një frymëzim më tepër për të gjithë nxënësit e studentët e Shkupit tonë që të vizitojnë këto hapësira të leximores duke pasur në dispozicion thesarin studimor të arkivit të Republikës së Shqipërisë.