Këndohet ezani i parë në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes

Xhamia e Madhe e Ajasofjes, ku do të falet namazi i parë pas 86 viteve, nga katër minaret e saj u këndua ezani i drekës nga 4 muezinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Në xhami dhe para xhamisë kanë vërshuar besimtarët për të qenë dëshmitarë të këtij momenti historik.

Ndërsa pas lutjes së kryer nga Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) Ali Erbaş, katër muezinë e kënduar ezanin e drekës.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, recitoi pjesë nga Kurani para namazit të parë të xhumasë në Xhaminë e Madhe Ajasofja.

Erdoğan në programën e organizuar nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), dëgjoi recitimin e Kuran-i Kerimit.

Më pas në 4 minaret e Xhamisë së Madhe të Ajasofjes u këndua salat nga 4 muezinë.

Pas salateve, presidenti Erdoğan recitori suren Fatiha dhe 5 ajetet e para të sures el-Bakare.

Më pas xhemati u lutën së bashku me kryetarin e Dijanetit, Ali Erbaş.

Disa qytetarë inçizuan me telefonët celularë të tyre përderisa Erdoğan recitonte Kuran-i Kerimin.

Marketing