Kënga “BIG” e Rita Orës po dëgjohet me të madhe në “Spotify”

Rita Ora së fundmi lansoj ‘EP’-in “BANG” që po pëlqehet shumë nga publiku.

Marketing

Kënga “BIG” që është në bashkëpunim me reperin, Gunna mori vëmendje të madhe në trojet shqiptare.

Kjo pasi në videoklipin e kësaj kënge, Rita Ora paraqitet me veshje kombëtare shqiptare.

Deri më tani, kjo këngë është dëgjuar mbi 2 milionë herë në platformën “Spotify”.

Kurse në Youtube kjo këngë ka grumbulluar mbi 800 mijë klikime.