Kënga e Dua Lipës, ndër të preferuarat e Barak Obamës

Ish-Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka kthyer tashmë në një traditë, publikimin e listës së këngëve të preferuara të tij.

Marketing

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore, Dua Lipa, për të dytën herë, ndodhet në listën e këngëve më të dëgjuara nga ish-Presidentit.

Kënga “Levitating” është në mesin e më të pëlqyerave të Obamës gjatë vitit 2020.

“Këto janë disa prej këngëve të mia të preferuara të këtij viti. Si zakonisht, kam pasur konsultë të vlefshme me “gurun” muzikore të familjes sonë, Sashën [vajzën] që ta përpilojmë këtë listë. Shpresoj që të gjeni një këngë të re apo dy që t’i dëgjoni” – është shprehur Obama.