Kënga hit e Whitney Houston,1 miliardë klikime në Youtube

Kënga e Whitney Houston ka thyer rekord klikimesh.

Marketing

Kënga e paharrueshme “I Will Always Love You” me të cilën Whitney Houston fitoi çmimin Grammy, ka kaluar 14 javë në vend të parë të klasifikimit “Billboard Hot 100” dhe është një prej projekteve më të shitur të të gjithë kohërave, shkruajnë mediat e huaja.

Tani, “I Will Always Love You” ka thyer një tjetër rekord: ka arritur 1 miliardë shikime në Youtube.

Falë kësaj shifre ajo renditet tani në vendin e katërt në klasifikimin e këngëve të viteve 90 në platformën e videove. E shkruar dhe regjistruar nga Dolly Parton në 1973, kënga u regjistrua dhe u publikua nga Houston në 1992.