Vazhdon përkrahja për kryeministrin shqiptar në Maqedoninë e Veriut nga artistë të shumtë dhe personalitete të ndryshme nga gjithë hapësira shqiptare informonts.
Në vijë të kësaj është edhe një zë i njohur i muzikës shqiptare si Hysni Klinaku që është rreshtuar pask kësaj ideje të madhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut .
Klinaku si një këngëtar dhe autor këngësh i njohur ka shprehur mbështetjen e tij rreth idesë së BDI-së për kreun e ekzekutivit .

“Të dashur vëllezër e motra që na hapët dyert në kohën më te veshtirë për Kosovën. Historia jonë u ndërtua me gjak. Si kosovar ndjej krenari që në Republikën e Maqedonisë së Veriut u promovua idea e kryeministrit të parë shqiptar. Ky akt madhor është synim drejt avancimit të lartë shtetëror.
Mbështeteni këtë ide dhe me 15 korrik bëjeni realitet ëndrrën tonë të përbashkët!” është shprehur këngëtari shqiptar.
Klinaku ka bashkëpunuar me këngëtar, kompozitor e poet si: Dueti me Ilir Shaqirin, Albumi me Shkurte Fejzën “Dasma Jonë” (2005), potpuri të ndryshme me shumë këngëtar të estradës për projekte kryesisht festash, Naim Gjoshin (kompozimin e këngës “Sikur të isha” me tekst të Dritëro Agollit), me poetët Lumnije Klinakun (katër albumet e para) dhe Milaim Islamin (në albumin “Një këngë për ty”). Tani punon si artist i lirë dhe angazhohet në shumë koncerte dhe mbrëmje muzikore dhe jeton në Prishtinë me gruan e tij Bardhën dhe fëmijët Lumbardhën dhe Lironin.ts