Këngëtari i njohur kërkon ndihmë për të gjetur syzet e vlefshme që humbi

Lenny Kravitz ka nevojë për ndihmën njerëzve.Këngëtari/aktori po u drejtohet fansave të tij për mbështetje pasi humbi një palë syze dielli “tepër sentimentale”.

Marketing

Gjatë fundjavës, Kravitz performoi në Shrine Auditorium në Los Angeles. Në një moment, gjatë kohës që ishte në vendin e ngjarjes, Kravitz humbi syze dielli të cilësisë së mirë, kjo është arsyeja pse ai po kërkon ndihmë nga ndjekësit e tij në mediat sociale për t’i gjetur ato.

Të hënën, Kravitz, 55 vjeç, shkoi në Tëitter për të postuar foto të vetes, me syzet që humbi. Së bashku me fotot, Kravitz shkroi një mesazh për fansat e tij se sa vlerë kanë këto syze për të.

“Më kanë humbur këto syze dielli pas shfaqjes sime në LA këtë fundjavë,” shkroi Kravitz. “Ato janë tepër sentimentale për mua, janë vintage dhe i përkisnin një anëtari të familjes. Kushdo që i rikthen tek unë, nuk do iu nënshtrohet asnjë pyetjeje!”Kravitz po ashtu ndau edhe një email për ta kontaktuar atë, “Për çdo informacion, ju lutem më shkruani në [email protected].”

Marketing