Këngëtari maqedonas e bën simbolin e shqiponjës midis Serbisë, por thotë se është diçka tjetër?!

Këngëtari i njohur maqedonas, Daniel Kajmakovski është shfaqur me një foto që ka bërë bujë, ku ai ka bërë simbolin e njohur të shqiponjës dykrenare, por ai nuk ke ka pasur si qëllim këtë dhe se është keqkuptuar.

Marketing

Kajmakovski përmes një postimi në facebook ka thënë se gjatë pjesëmarrjes në një show televiziv në Beograd, derisa në dhomën e grimit po bëhej gati për një rol femre, ai është fotografuar me qëllimin për të treguar thonjtë e lyer dhe se pa vetëdije ka bërë simbolin e njohur shqiptar që nënkupton shqiponjën dykrenare.

“Në një gazetë serbe është publikuar një fotografi ku thuhet se i kam kryqëzuar duart në pozitën e shqiponjës dykrenare shqiptare, dhe se pas kësaj janë nxjerrë tituj fyes dhe akuza të ndryshme. Në këtë rast jam nxjerrë nga konteksti dhe se nuk kam pasur qëllim të provokojë apo fyejë dikë. Më sulmojnë dhe akuzojnë se kam fyer Serbinë…”, ka shkruar ndër të tjera Kajmakovski. (INA)

Marketing