Këngëtarja e njohur martohet papritur me policin

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun i dha fund beqarisë.

Ylli i muzikës ‘country’, Miranda Lambert është martuar me mashkullin që ia ka rrëmbyer zemrën, Brendan McLoughlin, transmeton lajmi.net.

Lajmin e gëzueshëm ajo e bëri të ditur katër ditë pas martesës pasi ajo dhe tashmë burri i saj polic dashurinë me martesë e kurorëzuan me 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve.

“Në ditën e festës së Shën Valentinit, doja të ndaja me ju disa lajme. Kam takuar dashurinë e jetës time. Ne kurorëzuam dashurinë tonë. Zemra ime është plot. Falemnderit Brendan McLoughlin që më do mua…për atë që jam”, ishin fjalët e Lambert pranë postimit në Instagram.

Kjo është martesa e dytë për Lambert pasi ajo kishte qenë e martuar me yllin tjetër të muzikës country, Blake Shelton, me të cilin u nda në vitin 2015.