Këngëtarja kroate ishte Live në Instagram, xhirohet momenti kur dridhet nga tërmeti

Këngëtarja e njohur filmoi momentin e frikshëm, kur toka u dridh nga tërmeti në Kroaci.

Marketing

Kroacia edhe sot është goditur nga një tërmet, i cili kësaj radhe ishte me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit.

Ky tërmet shkaktoi dëme të shumta, ndërsa mediet e huaja sjellin pamje rrëqethëse nga pasojat që i shkaktoi ky tërmet.

Këngëtarja kroate Lana Jurceviq, e cila njihet si La Lana, ishte ‘live’ në Instagram, në momentin kur tërmeti goditi vendin.

Ajo ishte duke dhënë disa këshilla për femra, teksa në momentin kur dëgjoi dridhjet, u ngrit në këmbë dhe u nis për të dalë jashtë.

https://www.instagram.com/p/CJYVHoTn63e/?utm_source=ig_embed