Raporti vjehërr-nuse, është njëra nga diskutimet e pashmangshme që bëhen në secilën familje.

Këto raporte me kalimin e kohës kanë marrë emërtime të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.

Por, asnjëherë nuk mund të këtë një përfundim se cila është më e ‘keqe’, vjehrra apo nusja.

Megjithatë ka shumë raste që raportet mes vjehrrës e nuses janë aq të mira, sa që mbesin shembull për gjenerata të tëra.

Por si qëndron kjo çështje tek artistët e estradës sonë?

Kur jemi të marrëdhëniet e mira, një shembull konkret është këngëtarja ulqinase, Gjyste Vulaj.

Ajo së fundi ka befasuar me gjestin e saj të mrekullueshëm.

Me rastin e ditëlindjes së vjehrrës, këngëtarja përveç që ka organizuar aheng për të, i ka përgaditur edhe ëmbëlsirë madhështore.

E ajo që merr vëmendje më së shumti janë fjalët me të cilat e ka uruar vjehrrën.

“Kjo është Tone Vulaj (vjehrra ime), por emri i saj si për djem, si për vajzë, si për reja, nipa e mbesa, është NËNË!”, ka shkruar ajo në Instagram.

Një veprim I tillë I saj, përveç që është për t’u marrë lakmi, është edhe një shembull i mirë për të gjitha femrat.

Ndryshe, sa u përket projekteve muzikore këngëtarja së fundi ka publikuar me videoklip këngën “Askush si na” e cila u mirëprit nga publiku.