Xhesika Polo është një nga këngëtaret shqiptare, e cila pikasi me talentin e saj në talent shoë “XFactor”.

Ajo është një këngëtare me zë potencial, por së fundmi duket se ka vendosur të ndryshojë rrymë dhe të shkojë drejt komercialitetit.

Para një jave ajo ka publikuar këngën e saj më të re “Vetëm një fjalë” të cilën e ka shkruar vetë dhe muzikën e ka krijuar i vëllai.

Mirëpo ajo që çuditi të gjithë ishte se kjo këngë ishte diçka e re për Xhesikën, e cila sipas saj është bërë vetëm për pulikun sepse ata duan këngë komerciale dhe e ftuar në emisionin “Një kat më lart” ajo tregoi më tepër rreth kësaj, Icon Style.

“Unë me këtë këngë do të fitoj shumë më shumë fansa, shumë më shumë lekë, do të kem mundësi të bëj shumë më shumë këngë që dua, por që duhet investim.

Kështu që këtë këngë që bëra, jo për qejfin tim, për publikun”- u shpreh këngëtarja në “Një kat më lart”.

Artikulli paraprakJa se si sillet një femër kur i mungon dashuria në lidhje
Artikulli tjetërU ndanë në sytë e të gjithëve, Blero dhe Afrona pajtohen sërish?