Këngëtarja shqiptare rrëfen sekretin si humbi 16 kilogramë

Anxhela Peristeri është një prej artisteve shqiptare me vokal të mrekullueshëm dhe sëfundmi ka bërë edhe një ndryshim drastik në pamje.

Marketing

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, Anxhela dukej që kishte humbur shumë kilogramë nga masa trupore dhe kishte fituar linja të harkuara e të tonifikuara.

Ajo pohoi se edhe pse duket sikur është e vështirë të dobësohesh, realiteti është krejt ndryshe.

E reja tregoi ndër të tjera se ka arritur të heqë 16 kilogramë në një periudhë prej 7 muajsh.

Anxhela tha:

Duket sikur është e vështirë të dobësohesh, por në fakt nuk është. Veç stërvitjes në palestër, një rol të rëndësishëm në këtë rezultat ka luajtur edhe regjimi ushqimor. Kam eleminuar në mënyrë drastike brumërat, sidomos bukën.

E siç duket, eliminimi i bukës është sekreti i dobësimit të Anxhelës.