A keni menduar ndonjëherë pse njerëzve u pëlqen më së shumti pushimi në plazh?
Nuk është fjala vetëm për pasionin për notin, kështjellat nga rëra ose lundrimin me barka. Qëndrimi afër ujit i bën shumë mirë trurit tuaj, transmeton Klan Kosova.

“Hapësirat blu”

Mjafton vetëm ta shikoni ujin dhe ju do të ndjeheni më të lumtur e më të shëndetshëm. Kështu thuhet në një studim të bërë nga hulumtuesë të Qendrës Evropiane për Mjedis dhe Shëndet.

Studimi është vetëm vazhdim i një testi të mëhershëm i cili thotë se niveli i stresit ulet nëse shkojmë në hapësira të gjelbërta.

Por në këtë eksperiment hulumtuesit i shtuan edhe “hapësirat e kaltërta”, konkretisht ujin, qoftë ai oqean, det, lum apo vetëm një fontanë në ndonjë park.

Mjekët sugjerojnë pushime në plazh

Pra, uji iu bën më të lumtur. Por a e dini se ai iu bën edhe më të shëndetshëm? Uji ndikon në shëndetin fizik dhe mental tuajin.

Kështu që shëndeti juaj është një arsye e fortë pse ju duhet ta zgjidhni plazhin për pushime.

Plazhet e Fort Myers dhe Sanibel janë perfekte në këtë aspekt. Përveç plazheve mahnitëse, ju mund të shihni edhe fosile të konservuara të kafshëve të egra, disa prej guackave më të mëdha në botë, dhe mbi të gjitha, histori të pasur.