Keqpërdoret emri i një polici në facebook për kërcënime dhe shantazhe

Në stacionin e policisë në Bit Pazar, mbrëmë një polic ka lajmëruar se një person i panjohur në rrjete sociale në emër të tij dhe me fotografi është kërcënuar dhe u ka kërkuar para personave tjerë.

Siç informon MPB, mbrëmë në ora 22:40 në stacionin e policisë në Bit Pazar nëpunës policor nga Shkupi ka lajmëruar se një person i panjohur ka marrë fotografinë e tij nga rrjeti social, ku ka qenë me uniformë policie, ndërsa po në rrjetin e njëjtë social në emër të tij dhe fotografi është kërcënuar duke u kërkuar para personave tjerë.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e ngjarjes.

evn