Keqpërdorimi i ndihmës së shtetit, DAP: Edhe 258 ndërmarrje nuk kanë paguar pagat

Publikimi i emrave të kompanive që kanë keqpërdorur ndihmën financiare të shtetit si dhe kontrollet që ka realizuar DAP, kanë bërë që të ulet në mënyrë drastike numri i kompanive keqpërdoruese.

Marketing

Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Lukarevska, theksoi se gjithsej 258 punëdhënës nuk kanë bërë pagesën e pagave punonjësve, ndërsa paralajmëroi pagesë të detyrueshme si dhe përballje me drejtësinë për këto kompani.
“Edhe 258 punëdhënës të tjerë kanë marrë ndihmë financiare dhe nuk kanë paguar rrogat ashtu siç ka qenë me urdhëresë ligjore. Nga këto 226 ndërmarrje nuk kanë paguar pagat për një muaj 26 për 2 muaj dhe gjashtë kompani për tre muaj. Për ata që abuzuan për muajin dhjetor i kemi ndërmarrë të gjitha veprimet, duket bërë pagesë të detyrueshme. Gjithashtu do të vazhdojmë me kontrollet në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe të gjitha vërejtjet, faktet do t’i dorëzojmë në Prokurori për veprim të mëtutjeshëm.”,- deklaroi drejtoresha në DAP, Sanja Llukarevska.

Këto komente Llukarevska i bëri gjatë konferencës për shtyp së bashku me Drejtorinë e Agjencisë për Rini dhe Sport, ku njoftuan për detajet e realizimit të masës vauçer – sistem për subjektet sportive. Njoftuan se edhe përkundër krizës me pandeminë gjatë vitit të kaluar realizimi i vauçerëve është rreth 89 për qind.
“Sporti më në fund po merr vendin e merituar në politikat qeveritare. Qëllimi ynë kryesor është të sigurohet mbështetja sistematike që do ta marrin subjektet sportive dhe në këtë mënyrë ajo është thelbësore për arritjen e rezultateve të larta sportive dhe për një jetë dinjitoze dhe kushte pune për të gjithë sportistët. Me këtë sistem të shpërndarjes, ne rrisim motivimin dhe interesin e subjekteve ekonomike në sponsorizimin e sportit.”,- tha drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski.

Masa vauçer për sportin realizohet nga viti 2019. Kompanitë të cilat donojnë iu zvogëlohet tatimi i përllogaritur në fitim për shumën të cilën e dhurojnë, por jo më shumë se 50 për qind nga tatimi i përllogaritur në bazë të vauçerit të lëshuar nga Agjencia për Rini dhe Sport.

Marketing