Keqtrajtimi i Janakievskit në burgun e Shutkës, reagon spitali “8 Shtatori”

Pas pretendimeve për lëndime trupore në dëm të ish-funksionarit të VMRO-DPMNE-së, në burgun e Shutkës ku u dërgua një natë më parë për ngjarjet e 27-prillit, ka ardhur edhe reagimi i spitalit të përgjithshëm i qytetit “8 Shtatori” në Shkup. Spitali shpjegon situatën e pacientit dhe apelon qytetarët që të mos bien pre e thashethemeve por t’u referohen vetëm informatave  të institucioneve përkatëse.

Marketing

Sot më 21.02.2019, në spitalin e përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” Shkup është pranuar personi me inicialet M.J i cili në gjendje amneze (sipas deklaratave me gojë) është ankuar për dhimbje trupore dhe dhimbje koke. Spitali i përgjithshëm i qytetit “8 Shtatori” Shkup, apelon opinioni publik që të ndjek informatat zyrtare të institucioneve përkatëse dhe mos të bjer pre e spekulimeve.