Kërcasin shuplakat te Bajern Munihu

Klubi i Bajern Munihut është shndërruar në një qendër të polemikave, pasi u publikuan disa fotografi të Xherom Boatengut, teksa godiste në fytyrë Leon Goretzkan. Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2014 është zemëruar pasi Goretzka gaboi gjatë një një ndeshje që skuadra po zhvillonte në stërvitje. Sipas të përditshmes gjermane, “Bild”, ka qenë Robert Levandoëski lojtari i parë që ka ndërhyrë për të parandaluar më të keqen, për të vazhduar me trajnerin Hans Flick, që gjithashtu reagoi për të qetësuar palët në “luftë”. (Foto: Bild)

Marketing
Marketing