Kërcënoi Albin Kurtin,policia tenton ta arrestojë anëtarin e ‘Nismës’Haxhi Hotin

Policia e Kosovës ka tentuar ta arrestojë Haxhi Hotin, anëtarin e Nismës, qe sonte kërcënoi Albin Kurtin.

Marketing

Insajderi përmes burimeve të saja ka mësuar se Hoti nuk ka qenë në shtëpi, në momentin kur i njëjti është kërkuar.

Policia në Prizren i kanë thënë Insajderit se ende nuk kanë informata për këtë rast.

Hoti vonë në mbrëmje tha se “Albin Kurti duhet ta lëshojë Kosovë, ose do të vritet”, raportim, ky që fillimisht u bë nga Gazeta Insajderi.

Më pas kandidati për deputet i Nismës e ka fshirë shkrimin, duke thënë se gjithçka ka qenë një gabim teknik. I njëjti ka kërkuar edhe publikisht falje.

Marketing