Kërcënoi kryeministrin Zaev në Facebook, arrestohet 59 vjeçari

Sektori për krim kompjuterik do të ngrejë padi penale kundër M.S. 49 vjeçar nga Shkupi nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “ kërcënim të sigurisë”.

Marketing

“Mbrëmë pas një denoncimi për kërcënime serioze me jetë përmes rrjetit social Facebook, drejtuar kryeministrit Zoran Zaev, Sektori për krim kompjuterik ka kryer bastisje në shtëpinë e M.S. pas çka janë konfiskuar mjete të lidhura me veprën penale, derisa personi në fjalë është arrestuar. Nga MPB-ja njoftojnë se për rastin është njoftuar edhe prokurori publik.