Kërcënon Irani, nëse na sulmoni do ta bombardojmë Amerikën

Irani ka kërcënuar me sulme brenda Amerikës nëse SHBA kundërpërgjigjet me sulme raketore në Iran.

Marketing

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike thanë në kanalin e saj Telegram se, në rast se toka iraniane po bombardohet, do të synojë qytetet e Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Haifa, Izrael, në valën e tretë të operacioneve, raporton CNN

“Përgjigja kësaj here do të jetë brenda në Amerikë”, ka thënë Garda.

Ndërkohë, në Shtëpinë e Bardhë ka lëvizje të mëdha pas tensioneve sonte me Iranin.

Një zyrtar i Shërbimit Sekret Amerikan ka refuzuar që të komentojë këto deklarata të agjencisë “duke thënë se vazhdimisht janë duke shikuar për kërcënimet brenda territorit të tyre”.

Ndërkohë pjesëtarë të sigurisë me armë të gjata janë parë afër shtëpisë së bardhë në Washington.

Marketing