Kërçova me sinjalizim të ri horizontal rrugor

Komuna e Kërçovës këto ditë po punon intensivisht në vendosjen e sinjalizimit të ri rrugor në të gjitha rrugët kryesore të rajonit të qytetit.

Marketing

Sinjalizimin horizontal e vendosë Ndërmarrja komunale e komunës, ndërsa prioritet është shënimi i rrugëve para shkollave të qytetit, sepse me fillimin e vitit të ri shkollor siguria e nxënësve është në plan të parë.

“Aktivitetet për shënimin e rrugëve m vija të bardha, do të vazhdojnë pa pandërprerë me qëllim që të vendoset sinjalizimi në të gjitha drejtimet rrugore”, thotë drejtori i Ndërmarrjes komunale, Zenel Jonuzi.

Vendosja e sinjalizimit horizontal rrugor realizohet me mbështetje financiare nga komuna e Kërçovës.

Marketing