Kërçova nuk ka asnjë të infektuar, Dehari bën thirrje për kujdes të shtuar

Në bashkëpunim me sektorin e punëve të Brendshme dhe institucionet shëndetsore, komuna i ka ndërmarrë të gjitha masat për tu përballur me virusin vdekjeprurës dhe falë vetëdijes së lartë të qytetarëve për një disiplinë të veçantë, masat po funksionojnë, potencoi kreu i Kërçovës Fatmir Dehari dhe u bëri thirrje qytetarëve që po me këtë vetëdije të vazhdojnë edhe më tej.

Marketing

Ndryshe, në rajonin e Kërçovës ka mbretëruar një situatë stabile, dyqanet dhe subjektet tjera afariste i kanë respektuar masat qeveritare ndërkohë që ditëve të fundit, nuk ka pasur shkelje as nga personat me masën e vetë-izolimit. Stacioni policor i Kërçovës ka ngritur padi penale ndaj 39 vjeçarit me inicialet B.M nga Kërçova, i cili aty rreth orës 3 të mëngjesit, ka udhëtuar me makinën e tij nga Makedonski Brodi, në drejtim të Kërçovës, dhe ka thyer rregullativën e masës qeveritare për kufizim të lëvizjes gjatë orës policore.