Kërçovë, kampionati në shah për personat e verbër

Kërçova, respektivisht Shoqata e të Verbërve dhe me Shikim të Dobët e kësaj komune këtë fundjavë është nikoqir i kampionatit të hapur në shah për persona të verbër dhe me shikim të dobët të Maqedonisë.

Marketing

Ky kampionat është në organizim të Federatës sportive kombëtare të personave të verbër të Maqedonisë dhe Shoqatës të personave të verbër – Kërçovë në bashkëpunim me Federatën kombëtare të Maqedonisë.

Në kampionat marrin pjesë rreth 50-të garues në konkurrencë për meshkuj dhe femra, ndërsa më të mirëve do t’u ndahen shpërblime.

Kryetari i Shoqatës së personave të verbër dhe me shkim të dobët të komunës së Kërçovës, Zendel Zylbeari thotë se ata si shoqatë janë vetëm organizatorë teknikë, pasi bara më e madhe e kësaj gare është te Federata kombëtare e personave të vërber dhe me shikim të dobët të Maqedonisë.

Marketing