Kërçovë, qytetarët alarmojnë për ndotjen e ajrit

Qielli mbi Kërçovë dhe vendbanimet përreth ishte i mbuluar me tym të zi dhe aromë tërrbuese që vinte nga termocentrali “Oslomej”. Banorët e Kërçovës shprehen se përveç që druajnë për shëndetin dhe të ardhmen e qytetit, gjithashtu edhe shteti shumë pak kujdeset për tejkalimin e këtij problemi serioz. Kërçovarët çështjen “Oslomej” e krahasojnë me Jugohromin e Tetovës.

Marketing

“Është e qartë se paraqiten probleme. Sidomos nëpër periferinë e maleve e më pas lëshohet teposhtë. Mendoj se duhet të vendosen filtra e më pas të punojë. Çdo gjë që bëhet pa këtë, është kot”.

Ministri i ekologjisë, Sadulla Duraku konfirmon se janë ndërmarrë masa.

Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari për Alsat shprehet se duhet angazhim më i madh nga kompetentët në elektranë.
Nga kompania ELEM për Alsat shprehen se bëhet fjalë për defekt dhe se tashmë një kohë më të gjatë është përgatitur projekti për modernizimin e termo-elektransë. Kjo nënkupton përshtatjen e një lloji tjetër të karburantit, krahas qymyrit që nxirret në Oslomej, e që është thuajse para shterjes. Ndryshe, Kërçova prinë në listën e qyteteve me ndotjen më të lartë në Maqedoni.

Marketing