Kërçovë, situata e rënduar, mjekët me apel për kujdes

Situatë e rënduar në Covid qendrën e Kërçovës, kapacitete pothuajse të mbushura.

Marketing

36 pacientë me korona virus janë të shtruar në këtë qendër. Pacienti më i ri është një 21 vjeçari, ndërsa 82 vjeçar është pacenit më i vjetër. Gjendja e pacientëve është e rëndë edhe pse disa prejt tyre janë jashtë rrezikut për jetë.

Media vizitoi pacientët e infektuar me korona virus në këtë qytet, ata na thanë se janë të kënaqur nga kushtet dhe trajtimi.

“Për momentin jam shumë mirë, shkëlqyeshëm jam nga data 13 këtu, ndjehem shumë mirë. Jemi të kënaqur nga personeli. Shkëlqyem është çdo gjë për mua për të tjerët nuk e di unë jam shumë i kënaqur”, tha një pacientë.

“Jam I kënaqur nga institucioni, në kohë po rregullohet çdo gjë, pastrohet, në kohë edhe barërat na jepen, gjithë kohës jemi nën mbikëqyrje jam i kënaqur me çdo gjë. Zgjedhje tjera nuk ka, patjetër të përmblidhemi deri sa të vimë në shërim të tërësishëm nuk kemi zgjidhje tjetër”, tha një tjetër pacient.

“3 ditë që jam këtu është herët të flasim do të shohim”, shtoi një pacient tjetër.

Infektologia Flutura Fejza bëri apel tek të gjithë qytetarët që të paraqiten për tu vaksinuar sepse në të kundërtën nuk do të mund ta luftojmë me këtë virus.

“Kemi pasur gjithmonë gjithë këto ditë, gjithë këto muaj luftë çdo ditë, unë motrat mjekët e tjerë, të gjithë personeli që jemi të përfshirë në qendrën Covid dhe kjo luftë vazhdon dhe është situatë serioze që duhet të përcjellim mesazh tek të gjithë qytetarët, vullnetarisht të shkojnë të marrin vaksinat të aplikojnë”, deklaroi Flutura Fejza – infektologe.

Drejtori I Spitalit Stanko Terpeski thotë se për momentin situata është në kontroll edhe pse ka të shtruar 36 pacientë. Thotë se kanë kushte për ti menaxhuar dhe kanë plan B nëse situata rëndohet edhe më shumë.

“Për herë të parë në Kërçovë, e lëshuam në përdorim edhe oksigjenin qendror që para një jave dhe kemi mjaftueshëm oksigjen qendror në qendrën për Covid-19 e cila është një ndihmë e madhe si për personelin mjekësor ashtu edhe për pacientët”, potencoi Stanko Trpeski – Drejtor i Spitalit të Kërçovës.

Kërçova në muajt e parë të pandemisë u përball vështirë me Covid-19 por muajt e fundit pasi u hap Covid qendra në këtë qytet gjërat ndryshuan sepse u krijuan kushte si për pacientët ashtu edhe për personelin mjekësor