Kërçovë, takimet poetike “Hyjnesha Ilire Thana”

Gjatë dy ditëve të kaluara në Kërçovë u mbajtën takimet poetike ndërkombëtare “Hyjnesha Ilire Thana” të organizuara nga klubi i shkrimtarëve shqiptar “Penestia”, ku përmes platformës online me poezitë e tyre u prezentuan krijues nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe diaspora.

Marketing

Duke respektuar në tërësi protokollet shëndetsore për mbrojtje nga virusi korona, Klubi i shkrimtarëve shqiptar “Penestia” nga Kërçova mbajti edicionin e shtatë me radhë të takimeve poetike “Hyjnesha Ilire Thana”,ku morën pjesë krijuesit vendas, por edhe ato nga shtetet ballkanike dhe diaspora të cilët krijimet etyre i prezentuan përmes platformës online.

Poetët fillimisht prezentuan krijime poetike në kalanë e Kërçovës ndërsa më pas edhe në Qendrën për Kulturë në Kërçovë, ku përmes platformës digjitale u prezentuan poetë nga Kosova, Shqipëria, Gjermania, India, Greqia, Turqia, Franca dhe Briatnia e Madhe.

Dy krijuesit kërçovar Hava Hajdini dhe Adem Xheladini, për programin tonë njoftuan se Kërçova edhe në këto kushte të krizës shëndetsore globale, arriti ti mbledhë bashkë krijuesit e të gjitha hapësirave shqiptare dhe të diasporës, për të sjellë këtu pjesë të bukura të krijimtarisë poetike, por edhe të promovojë disa vepra të autorëve kërçovartë botuara gjatë këtij viti.

Në shenjë nderimi për veprimtarinë e tij poetike, Klubi Penestia i ndau Mirënjohje Post mortum, poetit të njohur kërçovar Selim Adili.

Marketing