Kërçovë, ura dhe parku do mbajën emrin e dëshmorit Beqir Limani

Këshilli i komunës së Kërçovës në seancën e sotme miratoi vendimin që ura e Biçincës dhe parku i qytetit të Kërçovës të mbajnë emrin e dëshmorit Beqir Limani.

Marketing

Ky vendim mori dritë jeshile edhe nga shumica e përgjithshme edhe nga ajo e cilësuar të këshilltarëve që ishin prezent në seancën e sotme të këshillit të komunës së Kërçovës.

Vendimin e miratuar sot nga ana e këshilltarëve, kreu i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari e cilësoi si shumë të rëndësishëm, pasiqë ky hap i këshilltarëve jo shumicë, do të thellojë akoma më tepër bashkëpunimin dhe do të rrisë efikasitetin veprues të Këshillit komunal, në të mirë të qytetarëve.

Ky vendim, miratohet në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit Beqir Limani por zyrtarizimi i tij do të duhet të miratohet nga instancat qëndrore gjatë periudhës që vjen.

Marketing