Kërçovë, viti shkollor fillon me probleme e bojkot

Në Kërçovë viti i ri shkollor me prezencë fizike të nxënësve nga klasa e parë deri në të nëntën, ka filluar vetëm në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” të fshatit Jagoll. Në shkollat tjera, vetëm për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën. Këshilli i Prindërve të Shkollës “Rexhë Rushit Zajazi”, vendosi që mësimi në distancë për nxënësit  nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, të bojkotohet.
Reagime ka edhe nga nxënësit e shkollave të mesme “Drita” dhe Mirko Mileski”.
Për shkak të anomalive të njohura teknike, zhvillimi i mësimit në distancë, sipas të gjitha gjasave, do të hasë në vështirësi të shumta, thuajse në të gjitha shkollat e rajonit të Kërçovës, e sidomos në shkollat periferike të vendbanimeve rurale.