Kërçovë,edhe tre raste të reja me Kovid 19

Nga spitali i përgjithshëm në Kërçovë njoftojnë se gjatë ditës së sotme janë evidentuar edhe tre raste të reja me virusin korona, ndërkohë që dy pacientët e prekur nga virusi gjatë javës së kaluar, janë në gjendje të mirë shëndetsore.

Marketing

Prej se u zbuluan dy rastet e fundit me Kovid 19, qendra spitalore e Kërçovës në bashkëpunim me Institutin e shëndetit publik nga Manastiri, i kanë marrë të gjitha masat preventive dhe i kanë testuar të gjithë të afërmit e të infektuarve me të cilët ata kanë pasur kontakte fizike.

Drejtori i spitalit Stanko Tërpeski, njofton se nga 15 testimet e fundit që u realizuan me të afërmit e të infektuarve, tre prej tyre kanë dalë pozitiv.  Ai shton se pas trajtimit adekuat, ata do të marrin trajtimin e duhur në kushte shtëpiake sepse gjendja e tyre shëndetsore është stabile dhe në përcjellje të vazhdueshme të mjekëve amë dhe infektologëve.

Me paraqitjen e tre rasteve të reja , tani në Kërçovë kemi gjithsej 5 raste aktive dhe dy persona të shëruar nga Kovid 19.

Nën masën e izolimit aktualisht ndodhen 70 qytetarë të Kërçovës.

Gjatë ditëve në vazhdim do të testohen edhe personat që mendohet se kanë pasur kontakte me tre të infektuarit  e fundit, nënvizon drejtori Tërpeski, i cili shpreh shqetësimin e tij se testimet e planifikuara për ditët në vijim, mund ta rrisin numrin e të infektuarve në Kërçovë.

Marketing