Kërkesa e Ronaldos: Akuzat për përdhunim ndaj meje të mos bëhen publike

Cristiano Ronaldo dëshiron që hetimet për akuzat për përdhunim ndaj tij të mos jep para syrit të publikut. Ylli i Juventusit ka kërkuar që rasti të hetohet në mënyrë private në ndonjë gjyq dhe të dhënat të mos bëhen publike.

Marketing

Sipas dokumenteve të gjykatës, të siguruara nga TMZ Sports, Cristiano Ronaldo ka kërkuar që akuzat për përdhunim të bëra ndaj tij nga Kathryn Mayorga të kalojnë nga Gjykata Federale në ndonjë arbitrazh privat dhe të pavarur,
Ronaldo argumenton se pasi që Mayorga kishte pranuar një marrëveshje jashtë gjykatave në vitin 2010, pasi e kishte akuzuar për përdhunim fillimisht në vitin 2009, ajo nuk duhet ta dërgojë rastin në Gjykatë Federale, por te ndonjë arbitrazh.

Policia e Las Vegasit e hetoi këtë rast për të dytën herë në vitin 2018. Muajin e kaluar, gjykatësi i kësaj zone tha se ata nuk do të ngrenë aktakuzë ndaj futbollistit.

Vitin e kaluar, Kathryn Mayorga e akuzoi Cristiano Ronaldon se e kishte përdhunuar në orët e hershme të 13 qershorit të vitit 2009, në Las Vegas, pasi ishin takuar në një klub nate.

Mayorga, atëherë 25-vjeçare, e kishte raportuar sulmin në policinë e Las Vegasit. Ajo nuk e kishte identifikuar Ronaldon me emër sepse kishte thënë se ai ishte figurë publike dhe i frikësohej portugezit. Ajo ishte dërguar në spital dhe ishte hetuar nëse ka shenja përdhunimi.

Gjatë muajve në vazhdim, sipas avokatëve të Mayorgas, hetues privat të Ronaldos e kishte gjetur amerikanen dhe i kishin mbajtur shënim të gjitha lëvizjet e saj. Ajo gjithashtu pretendon se avokatët e Ronaldos e kishin detyruar atë të nënshkruante një dokument.

Në atë dokument, Mayorga premtoi se nuk do të fliste kurrë publikisht për incidentin dhe në shkëmbim i mori 375 mijë dollarë. Këtë dokument u nënshkrua edhe nga Mayorga edhe nga Ronaldo në janar të vitit 2010.

Në vitin 2017, gazeta gjermane Der Spiegel e publikoi një artikull ku Ronaldo akuzohej për përdhunim, mirëpo emri i Mayorgas ishte lënë anonim. Shumë prej informatave të gazetës ishin siguruar nga dokumente dhe mesazhe që ishin siguruar nga Football Leaks.

Agjenti i Ronaldos i mohoi menjëherë këto lajme, mirëpo asnjëherë nuk e paditi as Der Spiegelin e as Mayorgan për shpifje.

Në shtator të vitit 2018, Der Spiegel e publikoi edhe një tjetër artikull, këtë herë duke e treguar rrëfimin e plotë të Mayogas, e cila e zbuloi edhe identitetin e vet. Në atë artikull, Maryoga shpjegon në detaje se si Ronaldo e kishte sulmuar dhe çfarë kishte ndodhur me të në vitet në vijim.

Der Spiegel i zbuloi edhe disa dokumente të këtij rasti, të cilat përfshinin deklarata të dhëna nga Ronaldo. Në këto dokumente, portugezi e kishte pranuar se kishte qenë i ashpër me Mayorgan dhe se ajo i kishte thënë jo disa herë, para se ta dhunonte.

Avokatët e Ronaldos, por edhe vetë portugezi, e kanë mohuar këtë lajm disa herë. Megjithatë, për shkak të dokumenteve të besueshme të publikuara, policia e Las Vegasit i kishte rihapur hetimet për këtë rast.

Mayorga e kishte paditur yllin e Juventusit jo vetëm për përdhunim, por edhe për presionin që ia kishte bërë më vonë dhe përcjelljen përmes hetuesve privat.

Marketing