Kërkesa e Spasovskit për shkarkimin e Mizrahit arrin në Kuvend

Në Kuvendin republikan ka arritur kërkesa e kryeministrit teknik Oliver Spasovski për shkarkimin e ministres teknike të Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi, e cila vjen nga rradhët e VMRO-DPMNE-së. Të njëjtën kryeministri e paralajmëroi në pres konferencën e sotme në të cilën tha se nuk mund të bëhet marrëveshje me njerëz që shkelin Kushtetutën. Ai më tej tha se Mizrahi është dashur që interesat e shtetit t’i vendos para interesave të partisë.

Marketing

Kurse ministrja, Rashella Mizrahi këmbëngul që tabelën e ka trashëguar, por nga ana tjerët këmbëngul se nuk do ta ndryshoj të njëjtën edhe nëse është e nevojshme do të paguaj dënim.

Marketing