Kërkesat e odave turistike, ja qëndrimi i Ministrisë së Ekonomisë

Sa i përket kërkesave të bëra nga Odat Ekonomike të Maqedonisë së Veriut në sferën e turizmit, Ministria e Ekonomisë deklaron që Republika e Maqedonisë së Veriut, si shumë vende të tjera në botë, po ballafaqohet me një situatë me shumë sfida dhe pasoja që vijnë si rezultat nga virusi COVID-19.
Aktualisht, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po punon për të parandaluar dhe zvogëluar numrin e të infektuarve, si dhe për të koordinuar të gjitha institucionet në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Masat dhe rekomandimet e propozuara nga Qeveria vlejnë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjitha subjektet dhe të gjitha institucionet përfshirë edhe Qeverinë e RSM-së.
Ne si Ministri po ndjekim situatën në të gjitha degët industriale në vend dhe jemi të vetëdijshëm për pasojat, por për momentin përparësi ka shëndeti i qytetarëve.
Sipas informatave tona, dëmet në turizëm do të jenë të mëdha duke marrë parasysh edhe rezultatet nga vendet tjera. Sipas informacioneve nga odat e turistëve ka një numër të konsiderueshëm anulimesh ose shtyerje të grupeve në hotelieri dhe agjencive të udhëtimit që operojnë turizëm hyrës, ka ulje të numrit të prenotimeve individuale, anulime të theksuara të seminareve të shumta, konferencave dhe ngjarjeve, mungesë interesi për pjesëmarrje dhe shitje të vështira të aranzhmaneve të shpallura për të gjitha destinacionet, kërkesa të shumta për përfundimin e një marrëveshje udhëtimi jashtë shtetit si masa kujdesi si dhe tjera anulime.
Ministria e Ekonomisë del me këtë qëndrim në lidhje me kërkesat e Odave Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, që kanë të bëjnë me sferën e turizmit:
Shoqatat dhe odat turistike të paraqesin analizë të dëmeve të shkaktuara nga anulimi i turneve, seminareve, konferencave dhe shitjes së aranzhmaneve dhe të njëjtat ti paraqesin pranë trupit koordinues i cili tashmë është i formuar dhe është i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit si dhe të gjitha odave dhe shoqatave.
Duke pasur parasysh që disa nga masat kanë të bëjnë me lehtësimet e taksave, është e obligueshme që Ministria e Financave dhe Ministria e Kulturës të bëjnë një analizë të kërkesave të Rregullores së Shoqata për mbrojtjen e të drejtave muzikore të autorit SHMDMA.
Agjencia për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit, në përputhje me kompetencat e saj, duhet të bëjë një analizë të mundësive për ndryshimin e Programit të Punës, si dhe rialokimin e fondeve të parashikuara për Subvencione për organizim e tregtisë së turizmit të huaj në Fondin për Turizëm, në mënyrë që të kompensohen palët e interesuara.
Sa i përket masave që janë drejtpërdrejt kompetencë e Ministrisë së Ekonomisë, deklarojmë që ekonomia e turizmit do ketë mbështetje maksimale, pra propozimi për sigurimin e aranzhmaneve është i pranueshëm dhe i njëjti është paraparë në ndryshimet në Ligjin për veprimtari turistike.
Në mbledhjen e fundit të trupit koordinues për turizëm, Ministria e Ekonomisë mbështeti masën “Konferenca, simpoziume, seminare dhe ngjarje të tjera të organizuara nga institucionet shtetërore, komuna ose institucione të tjera publike, në vend që të organizohen jashtë vendit të organizohen në vendin tonë në objekte që kanë bazë të përshtatshme teknike teknike si përgjigje ndaj të gjitha ngjarjeve të shtyra dhe dëmtimit të pariparueshëm ”
Në pjesën e masës për mbështetjen e turizmit vendas që Ministria e Ekonomisë ka parashikuar në Program do të marret në konsideratë edhe propozimin për plotësimin e tij me kategoritë e ndjeshme si pensionistët dhe qytetarët me sëmundje të caktuara.
Duke pasur parasysh atë që është cekur më lartë, Ministria e Ekonomisë konsideron se në situata kur sfida kryesore është zgjidhja e problemit të virusit COVID-19 nuk duhet të merret parasysh mundësia e përdorimit të situatës për të arritur në përfitime të caktuara.
Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm që ekonomia e turizmit ka pasoja të rënda, por fakt është se edhe degët e tjera të ekonomisë po ndjejnë pasojat e njejta.
Është e nevojshme qasja pragmatike, efikase dhe efektive ndaj problemit.

Marketing
Marketing