Kërkesat për falje, Ivanov nuk zbulon emrat

Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov zyrtarisht nuk zbulon cili nga 16 të dënuarit për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit ka dorëzuar kërkesë për falje personalisht në adresë të presidentit. Zyrtarisht nga presidenca ka vetëm konfirmim se kërkesa për falje kanë arritur në adresë të tyre. Alsat kontaktoi me disa nga avokatët e të dënuarve. Pjesa më e madhe e tyre sqarojnë se kërkesat për falje i kanë dërguar familjarët e të dënuarve. Por, falje zyrtare për Aleksandar Vasilevski- Ninxha dhe Dushko Lazarovin ka kërkuar avokati Zvonko Davidoviq. Përveç përmes tij, në emër të tyre kërkesë kanë dërguar edhe familjarët e tyre të afërt pasi gjykata mori vendim me të cilin Lazarov u dënua me 15 vite ndërsa Ninxha me 8 vite burg.

Marketing

Nëse ligji për amnisti ishte selektiv dhe ishte për shkaqe politike, tani presidenti i shtetit mund këtë ta baraspeshoj dhe të krijojë situatë ku të gjithë qytetarët do të jenë të njëjtë para ligjit. Kjo ishte ideja dhe kjo sqarohet në letër me të cilën u drejtuam deri tek presidenti”. – theksoi Zvonko Davidoviq- avokat

Naser Zyberi, ekspert juridik, beson se Ivanov nuk duhet të veprojë në bazë të Nenit 11 të Ligjit për Falje për t’i falë Mitko Çavkovin, Aleksandër Vasilevskin – Ninxha, Igor Jug, Nikola Mitrevskin – Koljo dhe 12 të tjerë të dënuar për ngjarjet e 27 prillit . Si argument shtesë i thekson zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Por, avokatët thonë se Kodi Zgjedhor nuk e ndalon faljen nga kreu i shtetit, duke u thirrur në Nenin 8-A të ligjit. Për dallim nga ata, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska thirret pikërisht në zgjedhjet presidenciale, edhe faktin që faljet duhej të kalonin nëpër ministrinë e saj, pasi që Nenin 11 nga ligji për falje, Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar në vitin 2009, edhe pse më pas në vitin 2016 gjykatësit kushtetues e anuluan vendimin e miratuar gjashtë vite më parë. Në bazë të këtij vendimi, duke iu referuar nenit 11 dhe të drejtës diskrecionale për të falur, Ivanov në vitin 2016 e bëri faljen për të gjithë të dyshuarit në rastet e PSP-së. Bëhet fjalë për rreth 50 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre. Por, nën presionin e publikut dhe faktorit ndërkombëtar, ai e tërhoqi shpejt. Megjithatë, dilemë tek juristët është nëse Neni 11 i Ligjit për Falje ekziston në sistemin juridik për shkak se opinionet janë të ndara, dhe me këtë edhe interpretimi i ndryshëm nëse Ivanovi ka ose nuk ka të drejtë ta përfundojë mandatin duke falur 16 të tjerët të dënuar për “27 prill” të cilët nuk ishin pjesë e amnistisë selektive që u votua në Kuvend.- tha Naser Ziberi, Ekspert juridik./Alsat

Marketing