Kërkimet për vaksinën e virusit korona, miliarderi kinez dhuron shumën e madhe

Miliarderi kinez, Jack Ma ka dhuruar 14.5 milionë dollarë për të ndihmuar në gjetjen e vaksinës që do të parandalonte përhapjen e koronavirusit.

Marketing

Lajmi bëhet i ditur nga vetë pronari i kompanisë më të madhe në Kinë, Alibaba, që kërkon t’i vij kështu në ndihmë popullit të tij. Vendim që konsiderohet nga ndjekës të tij në rrjetet sociale si një “pikë uji në oqean”, pasi shuma për zbulimin e vaksinës konsiderohet e lartë.

Ma është personi më i pasur i Kinës me rreth 41.8 miliardë dollarë, që do të thotë se dhurimi i tij është afërsisht i barabartë me familjen mesatare amerikane që dhuron 33 dollarë. Koronavirusi mendohet se ka vrarë deri më tani të paktën 170 persona, ndërsa të prekur përllogariten në rreth 7.700.

Marketing