Kërkohet mbështetje financiare edhe për studentët nga universitetet private

Në seancë të Konferencës së të gjitha Universiteteve private e mbajtur më 9 qershor, u diskutua edhe Dekreti me fuqi ligjore i Qeverisë për dhënien e kartelave pagesore si ndihmë financiare për të rinjtë

Marketing

Në këtë vendim si persona të rinjë janë përfshirë shtetas në mosh prej 16 deri 29 vjet, që janë pjesë e arsimit të mesëm formal ose janë student në Universitetet shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo do të thotë se këtë ndihmë nuk mund ta fitojnë studentët nëpër Universitetet private, me çka ato vihen në pozitë të pabarabartë. Me këtë edhe shkilet e drejta kushtetuese e studentëve që ti kenë mundësitë e njejta për të fituar ndihmë financiare nga buxheti shtetërorë në kushte të pandemisë së virusit corona dhe ekzistencën e cënuar të familjeve të tyre për shkak të pasojave ekonomike nga kriza shëndetësore.

Duke pasur parasysh se para caktimit të të drejtave të qytetarëve, Kushtetuta nuk bën dallim në statutin student i regjistruar në universitet shtetërorë apo privat, studentët nga universitetet private janë të diskriminuar dhe iu është cënuar e drejta e barazisë e garantuar me nenin 9 të Kushtetutës së RMV dhe Ligjin për arsim të lartë.

Nga kjo, konferenca e mbajtur mes Universiteteve private, kërkon që në afat sa më të shkurt të korigjohet kjo padrejtësi dhe të iu jepet mbështetje financiare të gjithë studentëve, përfshirë edhe ato nga universitetet private.

Marketing