Kërkohet mënyrë si të paguhen pensionet e pensionistëve që kërkojnë para kesh

Bankat kanë filluar konsultime me Qeverinë për atë se si të kryhet pagesa e pensioneve pas situatës së shkaktuar me koronavirus.

Marketing

“Nga e hëna hyjmë në javën e fundit të muajit, që do të thotë se afrohet pagesa e pensioneve. Të gjithë e dimë se si duken sportelet bankare kur dërgohen pensionet, ndërsa momentalisht pikërisht kjo kategori e popullatës është më e ndjeshme nga aspekti i ekspozimit të virusit. Pr shkak të kësaj dje kemi filluar komunikim intensiv me Qeverinë për gjetjen e mënyrës për pagesë të sigurt të pensioneve të të gjithë pensionistëve që do të duan ta tërheqin pensionin e tyre me para në dorë”, tha Marija Stevkova Shterieva, kryetare e Asociacionit bankar të Maqedonisë.

Ajo shtoi se për gjetjen e zgjidhjes do të informohen në mënyrë plotësuese.

Marketing