Kërkohet ndalimi i burkës me ligj

KMLDNJ thotë që për shkaqe të sigurisë mbulimi i fytyrës të ndalohet me ligj.

Marketing

Pamje të tilla shihesh shpesh në kryeqytetin e Kosovës.
Gra me veshje që u shihet vetëm fytyra, janë bërë të zakonshme në Prishtinë.
Por, kohëve të fundit, një veshje tjetër është shfaqur në publik.

Gratë që u kthyen nga Siria janë shfaqur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me veshjen e njohur si burka.
E dukja jo e zakonshme për Kosovën, ka ngjallë shumë reagime në shoqëri.

Mbulimi i fytyrës e ka shtyrë Komisionin për të Drejtat e Njeriut të kërkojë ndalimin me ligj të mbajtjes së burkës.
Ndërkaq teologu Bekim Jashari tregon për T7 se burka nuk është është obligim i fesë Islame.

BIK-u megjithëse u pyet nga Televizioni T7, nuk ka dashur të deklarohet për atë nëse burka është obligim fetar ose jo.

Marketing