Kërkohet përshpejtimi i punimeve në autostradën Kërçovë-Ohër

Qeveri ta mbajë fjalën dhe deri në vitin 2021 ta ndërtojë autostradën Kërçovë – Ohër, kërkojnë nga sektori i turizmit dhe ai i biznesit nga rajoni i Ohrit dhe Strugës. Ata konsiderojnë se ndërtimi i këtij seksioni të autostradës, i cili është i rëndësishëm, jo vetëm për zhvillimin e biznesit, por edhe për turizmin si degë ekonomike duhet të përshpejtohet. Askush më nuk dëshiron të udhëtojë nga 3 – 4 orë nga njëra në anën tjetër të vendit.

Marketing

Në vendet normale, për shembull në Slloveni 150 km i udhëton për një orë e gjysmë, e jo për 3 orë. Unë pres që, jo deri në vitin 2021, por që nga fillimi, pas 15 janarit, Qeveria, pas ndryshimeve kushtetuese, të cilat janë parakusht për hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe vazhdimin e negociatave me partnerët evropianë, t’i kushtohet vëmendje më serioze këtyre nevojave sociale, sepse nuk është vetëm autostrada- thotë Mehmed Xemailovski, biznesmen nga Struga.

Hotelierët, nga ana tjetër me kërkesa më të forta deri tek pushteti. Ata thonë se pamjen e parë që e kanë mysafirët për shkak të autostradës së pa ndërtuar nuk është e mirë.
Duhet bërë përpjekje që nga aeroporti i Ohrit, si dhe hyrjet në Ohër dhe hyrjet në Strugë për t’u përfunduar deri në sezonin e ardhshëm 2019. Duke pasur parasysh që vizitorët 70% vijnë me transport ajror, të paktën kjo pjesë të jetë e rregulluar dhe do të kemi një pamje të re- deklaroi Kërste Blazheski- Kryetar i Hotam-it.

Sipas pamjes në terren, ndërtimi i autostradës vazhdon ende në një ritëm të ngadalshëm pa prani më të madhe të punëtorëve dhe mekanizimit. Me aneksin e tretë të marrëveshjes së shtetit me kompaninë kineze Sinohidro është përcaktuar nevojë për një shtesë prej 178 milion euro për këtë pjesë të autostradës.

Me këtë, ndërtimi i autostradës së gjatë 57 km do të kushtojë 598 milionë euro. Me aneksin e ri, Sinohidro duhet të ndërtojë nëntë lidhje rrugore që nuk ishin paraparë më parë, si dhe një rrugë alternative nga Preseka në Arbinovë, të kryejë punë shtesë në tunelin e Presekës .Fillimisht, autostrada ishte planifikuar të përfundonte deri në janar të vitit 2018.

Marketing