Kërkohet thellimi i reformave në media

Gjendja e mediumeve në vend mund të rregullohet vetëm me ndryshimin e ligjit aktual. Kështu thotë Dejan Goergievski nga Qendra për Zhvillim të Mediave, sipas të cilit ligji i ri është vetëm një fillim i mirë por jo përfundimtarë. Sipas tij, opozita ligjin e ri për media e sheh si vegël për të bërë pazare, andaj edhe po e bllokon të njëjtin në procesin e parashtrimit të amendamenteve.

Marketing

Ajo që tani ndodh në parlament, pavarësisht vonesës që po i bëhet, është fillimi i mirë i një procesi të gjatë i cili do të zgjasë, por në fund do të kemi si rezultat lirinë, hapësirën dhe demokracinë. Mua më duket se partitë këtë po e shfrytëzojnë për pazare politike. Momentalisht opozita ka shumë punë prej të cilave dëshiron që të çlirohet disi, dhe dëshiron që të shfrytëzoj secilën mundësi që të bëj pazare në diçka. I vjen mirë. Po, po mundohet maksimalisht që ta anulojë këtë proces dhe të nxjerr diçka nga kjo punë.

Ministri i Shoqërisë Informatike Damjan Mançevski thotë se ligji mund të miratohet edhe pa opozitën, nëse e njëjtat nuk do të reflektojë pozitivisht. Mançevski është ithtarë i asaj që politika duhet të qëndroj larg sferës mediatike dhe se për këtë çështje duhet të vendosin profesionistët e jo partitë politike – tha Dejan Gerorgievski Qendra për zhvillim të mediave.

Nuk mundet që në fund të procesit, dy partitë politike të ulen dhe të bëjnë pazare për çështje personale. Kjo është e pa pranueshme. mendoj se gjithashtu e opozita e kuptojnë se aj lloj i debatit nuk i shpie askund, ata veç më e kanë një përvojë të hidhur të tillë që në fund politikisht u ra në kokë -deklaroi Damjan Maçevski, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Drejtori i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele Zoran Trajçevski, sot nuk pranoi që të komentoj gjendjen aktuale dhe ndryshimet e mundshme me miratimin e ligjit të ri. Ai madje e vlerësoi si tendencioz tentimin e Televizionit Alsat, për të marr prononcim nga ana e tij për gjendjen faktike të mediave.

Me hyrjen e ligjit të ri në fuqi, të gjithë anëtarëve të Agjencisë së Mediave dhe Këshillit të RTVM-së u pushon mandati. Për këtë arsye, shumica akuzon opozitën se po bën bllokadë ndaj këtij ligji.

Marketing