Kërkohet zgjidhje ligjore për 2000 qytetarë pa shtetësi

Nga muaji prill i këtij viti 650 persona janë regjistruar si persona pa dokumente personale nga ekipet mobile në terren.
Nga Qeveria premtojnë evidentimin e të gjithë personave që deri më tani për arsye të ndryshme nuk kanë qenë të regjistruar. Kryeministri Zaev përsëriti konceptin “një shoqëri dhe kujdes institucional pa përjashtime”.

Marketing

“Koncepti “një shoqëri për të gjithë” asnjëherë nuk do të realizohet në tërësi derisa qoftë edhe një qytetar i vendit tonë mbetet jashtë kujdesit institucional, për çdo qytetar pa përjashtime. Kjo posaçërisht ka të bëjë me bashkëqytetarët e kategorive sociale. Një nga problemet të tyre është se nuk janë të evidentuar, me çka se ju pamundësohet identiteti juridik – qytetar”,- tha kryeministri i RM-së, Zoran Zaev.

Ndonëse deri më tani janë regjistruar vetëm 650 persona të paevidentuar, profesori universitar, Borçe Davidkovski, thotë se rreth 2000 mijë qytetarë nuk kanë shtetësi dhe nuk janë të evidentuar fare në sistemin shtetëror.

“Për fat të keq, tek na jetojnë njerëz të paevidentuar, nga ta të evidentuar janë vetëm 650, mirë që u bë kjo evidencë por ky numër fsheh një numër tjetër. Përafërsisht mendoj se kjo shifër luhatet nga 1500 deri në 2000 bashkëqytetarë tanë jetojnë këtu dhe nuk mund ta shfrytëzojnë asnjë të drejtë të tyre”,- u shpreh profesori universitar, Borçe Davidkovski.

Në dispozicion për t’i regjistruar këto qytetarë janë dy mundësi, tha ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carkovska.

“Njëra është përmes Ligjit të procedurës administrative, ndërsa e dyta që e identifikuam është Ligji jashtë Procedurës Administrative, ndërsa tani do të zgjedhim se në cilën mënyrë, kjo Qeveri deri në tremujorin e parë të vitit 2019 këta persona do t’i shënojë dhe të njëjtit do i shfrytëzojnë të drejtat e qytetarëve”,- tha ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska.

Për euroambasadorin, Samuel Zhbogar, është paradoks kjo çfarë ndodh në kohën zhvillimit të lartë teknologjik.

“Ndodh në kohën kur të gjithë rrugët mund t’i gjejmë në Google map, ta tejkalojmë secilën adresë, ndërsa në anën tjetër kemi situatë ku ekzistojnë persona që nuk janë të evidentuar në regjistrin amë të të lindurve”,- u shpreh ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.

Në prill të këtij viti është bërë thirrje për të gjithë personat që nuk janë të evidentuar të paraqiten dhe të plotësojnë pyetësorin se përse nuk janë të evidentuar. Këto komente u bënë debatin me temë “Zgjidhje sistematike për regjistrimin e personave pa dokumente dhe ndalimin e qytetarëve të mbesin pa shtetësi”.

Marketing