Kërzhallovski: Në Maqedoni ka hapësirë për parti të reja

Drejtori organizatës joqeveritare QMBN, Aleksandar Kërzhallovski, i ftuar në emisionin “360 gradë” në Alsat, tha se në anketat e fundit ka rënie të partive të mëdha dhe se ka hapësirë për opsione të reja edhe pse nuk është reale të priten alternativa serioze për këtë periudhë të shkurtër kohore deri në zgjedhje.
Në anketat e fundit ka rënie të partive udhëheqëse, ka hapësirë për opsione të reja edhe pse nuk është reale të priten alternativa serioze për këtë periudhë të shkurtër që deri në zgjedhje të formohen, por nuk është e pamundshme. Unë nuk pritja të jetë temë Marrëveshja e Prespës ose Marrëveshja me Bullgarinë sepse apo ishte tema kryesore në zgjedhjet presidenciale dhe nëse nuk arritëm të matemi në referendum, atëherë zgjedhjet presidenciale ishin tregues, në rregull shumica e maqedonasve etnik është kundër marrëveshjes, por shumica e qytetarëve në përgjithësi është PËR Marrëveshjen e Prespës dhe në një farë mënyre kjo ishte lufta e kësaj teme.

Marketing

Është deplasuese që përsëri t’i qasemi kësaj, por supozoj se shumë persona e marrin për bazë këtë fond apo emocion të qytetarëve që tek maqedonasit etnik shumica janë kundër marrëveshjes dhe prandaj me siguri tema mbahet në eksploatim edhe pse nuk është reale se diç mund të bëhet edhe Demokracia e Re fliste kështu para se t’i fitonte zgjedhjet, por pasi që fitoi në zgjedhje…

Marketing